Lajme

‘Përplasje’ në distancë për ligjin që u dërgua në Kushtetuese/ Ibrahimi, Muratit: Pse nuk po ua fal qytetarëve nga 100 euro prej buxhetit të Qeverisë?

08/25/2023 13:40
nga:N M

Drejtues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ministri i Financave Hekruan Murati janë ‘përplas’ rreth asaj që këta të parët nisën në gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, raporton Gazeta Blic.

Hekuran Murati në një reagim në “Facebook”, pasi që ligji u dërguan në Kushtetuese tha se ” po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin”.

E për këtë ka reaguar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovë Sazan Ibrahimi.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se janë kryetarët e komunave janë ata që po kujdesën për qytetarin, e jo niveli qendror meqë sipas tij, me ligjin e ri të takimit në pronë, ajo u dyfishua, por edhe u trefishua.

“Po të mendonte ministri Murati për qytetarët, atëherë nuk do të ngriste faturat e tatimit në pronë. Ky ligj ka mundur të pres deri në vitin 2024. Nëse dëshiron ai mund t`ua fal nga 100 eurove qytetarëve për tatimin nga buxheti i Qeverisë, e jo të cenohet buxheti i komunave, ashtu kështu i vogël”, tha Ibrahimi për Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kërkesa e kryetarëve të komunave për këtë ligj është mjaft i qartë.

“Kryetarët e komunave kanë kërkuar që faturat e tatimit në pronë të kenë vlerën e njëjtë ashtu si në vitin 2022 e jo ashtu siç i ka ngritur MEF ku në disa raste janë trefishuar , pra kryetarët kanë menduar për xhepin e qytetarit dhe për këtë kanë kërkuar të mos ngritën faturat e tatimit në pronë”, tha ai.

Komunat e dërguan ligjin për tatimin në pronë në Kushtetuese, reagon Murati: Veprim i kotë

Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë