Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti ka folur për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
Pajaziti në një intervistë për GazetaBlic thotë se, nuk dihet se çfarë do të ndodh në atë takim, do të jetë i suksesshëm apo jo.
Pajaziti ka kritikuar Kurti duke thënë se, kryeministri nuk i ka marrë parasysh këshillat dhe mbështetjen që kjo parti ia ka dhënë në lidhje me këtë çështje.
“Ne nuk e dimë saktësisht, sepse nuk jemi pjesë e procesit. Kryeministri Kurti nuk është që ka pas vullnet një spektër më të gjatë politik në këtë proces, madje nuk ka qenë i gatshëm as të merr këshillat dhe mbështetjen që i kemi dhënë në vazhdimësi për takimet me Vuçiqin. Ne nuk kemi njohuri se si do të zhvillohet krejt kjo pjesë”, tha Pajaziti.
“Mbetët për t’u shpresuar se do të ketë një aneks marrëveshje dhe nëse kjo do t’i sqaronte disa pozicione që për ne janë të papranueshme, nëse do të nënshkruhej ose jo, kjo do të jetë esenca e krejt kësaj çka do të ndodhë në Ohër”, shtoi Pajaziti.
Pajaziti thotë se Kosova është në një pozitë të pafavorshme dhe sipas tij, fajin kryesor e ka kryeministri Kurti dhe serioziteti i tij i mangët.
“Procesi është i stërgjatur dhe mendoj se joserioziteti dhe joaftësia e tij për ta negociuar një marrëveshje më të mirë, e ka sjell Kosovën në një situatë të pafavorshme”, tha Pajaziti për GazetaBlic.