Jurgen Klopp u pyet sërish për procesin e rinovimit të Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian ka një kontratë me klubin të vlefshme deri në qershor 2023, por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj, përcjell GazetaBlic Sport.
“Salah pret që ky klub të jetë ambicioz. Nuk mund të bëjmë më shumë. Është në duart e tij. Nga këndvështrimi im nuk shoh ndonjë problem. Deri më tani asgjë nuk ka ndodhur – nuk është rinovuar, as nuk ka refuzuar. Duhet të presim, nuk jemi me nxitim”, tha trajneri gjerman.



