Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Francës dhe Australisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një pjesë e parë jashtëzakonisht interesante, me australianët që ishin të parët në avantazh.
Goodwin shënoi në minutën e 9-të për 0 me 1, por me golat e Rabiot dhe Giroud, Franca e përmbysi rezultatin.
Duhet cekur që Lucas Hernandez u lëndua rëndë dhe u zëvendësua nga vëllai i tij, Theo Hernandez.
/GazetaBlic Sport/