Sporti

Gani Sejdiu flet para ndeshjeve në Ligën e Kombeve: Jam optimist se mund ta fitojmë grupin, duhet të kemi përqendrim maksimal

05/31/2022 13:20
nga:Mergim Rreci

Kosova fillon gjatë kësaj jave fazën kualifikuese në Ligën e Kombeve. 

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Trajneri dhe opinionisti, Gani Sejdiu, ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ para këtyre ndeshjeve, duke thënë se ka optimizëm të madh, dhe se një grup i tillë mund të kalohet.

Sejdiu tha se kundërshtarët janë të nivelit të kombëtares tonë, por se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi që ky cikël është i ngarkuar me ndeshje të shpeshta.

Tani fillon një cikël i ri i kombëtares dhe trajnerit të ri të cilin e presim me optimizëm, ndoshta edhe me arsye. Do të jetë më e ngarkuar, sepse brenda dymbëdhjetë ditësh do të kemi katër ndeshje, dhe lojtarët do të s’forcohen shumë, por mendoj se do të menaxhohet mirë në këtë aspekt. Është një grup që mund të kalohet me më pak fat, sepse ne në të kaluarën e kemi treguar këtë gjë, por na ka munguar qëndrueshmëria dhe nuk kemi mundur të krijojmë një stabilitet afatgjatë, andaj edhe fundi nuk ka qenë i mirë. Por tani situata është më e favorshme, sepse kombëtarja ka më shumë eksperiencë dhe shumica e lojtarëve kryesorë kanë kaluar në kampionatet e tyre formën e lartë dhe kjo është shumë më e rëndësishme. E them vërtet që jam shumë optimist, sepse jemi në një nivel me kundërshtarët dhe me qasjen që kam parë në miqësoret e mëparshme dhe me më pak fat, por me përqendrim maksimal, kemi gjasa të mëdha”, tha Sejdiu.

/GazetaBlic Sport/