Sporti

Pozita e Tuchelit te Bayerni në rrezik, gjermani mund të shkarkohet

01/26/2024 22:16
nga:E K

Pozita e Thomas Tuchel te Bayern Munichi raportohet se tashmë është në rrezik.

Trajneri gjerman mund të shkarkohet nga “Bavarezët” para fundit të sezonit.

Pak më pak se një vit pasi Tuchel mori drejtimin e gjigantit nga Bundeslia, pozita e tij është vënë në rrezik. Është raportuar gjerësisht se ish-drejtori i Red Bull Leipzig, Max Eberl, do t’i bashkohet klubit nga “Allianz Arena”.

Kalimi i tij te kampionët gjermanë është cilësuar vetëm si çështje kohe nga “Sky Sports Germany”.

Puna e re e Eberl te Bayerni do të paralajmërojë një epokë të re në klub, ndoshta një epokë pa Tuchelin.

Drejtuesit e ardhshëm tashmë po planifikojnë të shkarkojnë ish-trajnerin e Chelseat dhe Paris Saint-Germainit në fund të sezonit aktual.

Mirëpo, sipas “SportsZone”, bashkëpunimi i Tuchel me Bayern Munichin mund të përfundojë edhe më herët.

Për shkak të tensioneve të shumta që kanë lindur, e ardhmja afatshkurtër e 50-vjeçari është vënë në dyshim dhe një largim nuk mund të përjashtohet.