Armend Muja ka radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar se deputetët e pozitës në Kuvendin e Kosovës kanë qenë gjithmonë prezent në seancat e kaluara të Kuvendit.
Pozita u akuzua nga opozita për mbyllje të qëllimshme të sesionit ashtu që t’i ikte debateve mbi publikimet e fundit mediale për pjestarë të saj, gjë e cila u mohua nga Muja.
Gjersa u pyet për mungesën e shumicës në seancën e fundit të sesionit pranveror të Kuvendit, Muja deklaroi se deputetët kanë punuar intensivisht. Megjithatë, kritika pati për opozitën. Ai vlerëson se ishte qasja konsistente e tyre që çdo ligj, pa u përfunduar procedurat, të thonin se do e dërgonin në Gjykatën Kushtuese.
“Ne asnjëherë nuk i ikim debatit, çdo debat në shoqëri ka relevance mirëpo ekziston një formë se të thirret një debat në Kuvend…Atë ditë kur po pretendohej se po flitej me Simiqin, mjerisht, edhe qeveria edhe LVV kanë qenë subjekt i dhunës, e i grushtimit. Diçka që nuk ka ndodhur në historinë parlamentare. Sa i përket sot, ishte planifikuar që edhe sot të vazhdojë seanca për marrëveshjet ndërkombëtare sepse kanë qenë në agjendë që nga prilli. Dhe pa votat e opozitës, duhet ta kuptoni, ato nuk kalojnë. Ideja është që seanca duhet t’a ketë kuorumin e e nevojshëm për të filluar, numri nuk ishte i mjaftueshëm për të vazhduar. Deputetët e shumicës që ta keni parasysh, secili deputet i shumicës, që nga marsi e posaqërisht në pjesën e dytë të shkurtit, është punuar intensivisht. Jo gjithçka del në publik por përpos seancave nganjëherë ka ndodhë që janë mbajt nga dy seanca, të mërkurën e të enjten, që është e pazakonshme sepse normalisht është mbajt vetëm një… për t’u plotësuar agjenda në seancë duhet punuar në komisone nga e hëna tek e premtja. Çdo deputet i pozitës, edhe mbrëmë vonë, kanë qëndurar. Diçka që nuk e keni parë tek opozita. Qasja e opozitës ka qenë, çdo ligj, edhe pa përfundu procesi legjilstaiv edhe pa përfundu procesi konsultitaiv, deklarata e tyre do e çojmë në Kushtetuese. Pra është qasja ka qenë që çdo ligj prapa jush do i dërgojnë në Kushtuese, sikurse ne skemi asnjë mandate”, ka deklaruar ai.


