Lajme

Pozhari: Tërheqja e Hamzës nga gara në Mitrovicë ishte befasi

07/01/2025 22:20
nga:Sh R

Konsulenti politik Xhevdet Pozhari, i ftuar në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka komentuar tërheqjen e papritur të kryetarit aktual të Mitrovicës, Bedri Hamza, nga gara për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Ishte befasi që u tërhoq Bedri Hamza nga kandidatura në Mitrovicë. Është gjë e pazakontë, sepse në praktikën e deritanishme, kryetarët që kanë punuar mirë zakonisht synojnë edhe mandatin e dytë,” tha Pozhari.

Ai theksoi se Mitrovica është një prej komunave me më së paku arritje në aspektin e performancës.

“S’ka kryetar që nuk thotë se ka bërë punë dhe synon mandatin e dytë, por është mirë nga ana e tij që e ka pranuar dhe është tërhequr,” u shpreh Pozhari.

Sipas tij, ky vendim është i rrallë në skenën politike lokale dhe hap diskutime për arsyet reale që mund të kenë çuar në këtë tërheqje.