Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Xhevdet Pozhari, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me ngërçin institucional të krijuar në vend.
Pozhari tha se mënyra se si po vepron opozita është një bllof dhe marifet shumë i vjetër politik.
Ai potencoi se opozita ‘duan pushtet po duan pushtet pa Albin Kurtin’
“Mendoj se është një bllof, marifet shumë i vjetër politik ajo që është duke e bërë opozita sepse hallin nuk e kanë me Albulena Haxhiun por hallin e kanë se si mos të vijë Albin Kurti në kry të Qeverisë. Ata duan pushtet po duan pushtet pa Albin Kurtin. Po smundesh me tejkalu faktin se ai është dyfish më i votuar sesa partia e dytë apo e tretë. Ky ka qenë legjitimiteti që populli ja ka dhënë përmes votës. Ndërkohë do ta quaja edhe zotin Kurti si problematik në këtë çështje nëse nuk do t’a propozonte emrin e kryeparlamentares ashtu se siç i garantohet me Kushtetutë… ndërsa këta i thonë ‘nuk na pëlqen kjo na pëlqen dikush tjetër’ ndërkohë që është një e drejtë e garantuar për të parin. Në këto rrethana prandaj e quaj se është një hipokrizi, mashtrim klasik të cilin janë duke e shpërndarë nëpër media gjatë këtyre seancave por mendoj se është duke ju rënë maska, ata po tregojnë shenja afërsie mes njëri-tjetrit respektivisht PDK-ja po i bën ftesë publike LDK-së dhe kjo e fundit nuk është se po heziton, po thotë nuk i kemi numrat, e kur nuk i kanë numrat për të bërë Qeverinë atëherë këtu është edhe arsyea e bllokadës. Sepse për t’a quajtur Albin Kurtin bllokues në këto rrethana ai s’do të duhej t’a propozonte emrin e Kryeparlamentarit dhe të gjithë do të thonim se e ka këtë të drejtë dhe ka tendencë të bllokimit të themelimit të institucioneve” tha Pozhari në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
Video e plotë:


