Lajme

Pozhari: Një zv/ministër i Qeverisë Kurti më kërcënoi

06/17/2022 23:11
nga:Genita C

Analisti politik, Xhevdet Pozhari thotë se sonte është kërcënuar, raporton GazetaBlic.

Sipas Pozharit, kërcënimi i tillë i erdhi nga një zv/ministër i Qeverisë Kurti i cili ishte kritikuar nga analisti disa ditë më parë.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru. Sa poshtë kanë rënë disa!”, shkruan ai.