Lajme

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

01/29/2026 22:15
nga:Sh R

Xhevdet Pozhari, konsulent politik ka thënë se LDK nuk do të mundë të ri ngritët me Lumir Abdixhikun e as me Avdullah Hotin, apo ndonjë figurë të tretë.

Ai ka thënë se kthimin e elektoratit të larguar në LDK do të mund ta bënte rikthimi i Osmanit në LDK.

“Në aspektin e shëndetit të demokracisë do të duhej që znj. Osmani të ishte pjesë e LDK-së. Nëse duam të kthemi një garë shumë më intenizve dhe më të përafërt, nuk mendoj që LDK mund të ringritët duke zgjedhur njërin prej atyre që kanë qenë pjesë e ekipit, qoftë,z. Abdixhiku, z.Hoti apo dikush tjetër. Duhet të marrin pjesën që u ka humb të elektoratit, ai mund të kthehet me atë që është larguar, znj. Osmani”, ka thënë Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

LDK të shtunën do të ketë mbledhjen e Kuvendit. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Ai këtë dorëheqje e kishte ofruar pas rezultatit të kësaj partie më 28 dhjetor. Megjithatë kjo formë e dorëheqjes së tij është kritikuar nga njohësit e çështjeve politike, duke vlerësuar se dorëheqja do duhej të ishte e parevokueshme.

Abdixhikut dorëheqjen ia ka kërkuar edhe Hykmete Bajrami e cila dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares së partisë, e poashtu edhe Arben Gashi e Avdullah Hoti.

Ky i fundit ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së.