Sporti

Poulsen: “Ishte e vështirë në pjesën e parë, por çfarë goli ka shënuar Damsgaard”

06/22/2021 08:07
nga:Lorik J

Danimarka ka shënuar fitore të thellë ndaj Rusisë me rezultat të lartë 1-4, për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit direkt të Euro2020.

Poulsen, Damsgaard, Christensen dhe Maehle shënuan për kombëtaren e Danimarkës në këtë sfidë, shkruan GazetaBlic Sport.

Yussuf Poulsen, sulmuesi i Danimarkës ka folur për EURO2020.com pas ndeshjes:

“Ne u përballëm me një ekip që mbrohej mirë, veçanërisht në 60 minutat e para. Pastaj gjetëm ritmin që na duhej për t’i kapërcyer ata. Ishte e vështirë në pjesën e parë, por ne bëmë çfarë ishte e nevojshme. Ishte një gol fantastik nga Damsgaard”, tha sulmuesi danez.

/GazetaBlic Sport