Sporti

Potter tregon gjendjen e Azpilicuetas: “Kaloi natën në spital, por është mirë”

02/19/2023 10:58
nga:E K

Graham Potter dha një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Cesar Azpilicueta, i cili la lojën ndaj Southampton me barelë dhe me maskë oksigjeni, pasi u godit në fytyrë nga një lojtar kundërshtar dhe u rrëzua për një moment pa ndjenja.

“Ai është në spital. Ai është i vetëdijshëm dhe ka folur me gruan e tij. Për fat të mirë, ai është në vendin më të mirë për t’u rikuperuar dhe po monitorohet. Duhet të marrim të gjitha masat për shkak të humbjes së vetëdijes, ishte shqetësuese”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari u largua nga fusha duke qenë i vetëdijshëm, por e kaloi natën në spital.

/GazetaBlic Sport/