Chelsea ka transferuar lojtarë të shumtë gjatë merkatos dimërore.
Prezenca e Mason Mount është ‘zbehur’ që nga arritjet e transferimeve të reja duke shtyer mediat të aludojnë rreth një largimi të tij nga Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri, Graham Potter ka folur për mesfushorin anglez duke thënë se ai është fantastik dhe i rëndësishëm për skuadrën.
“Nuk kam asgjë tjetër veçse gjëra pozitive për të thënë për Mason. Ai ka qenë brilant, mbështetës, por është mes tij dhe klubit se si mund ta zgjidhin situatën. Ka të bëjë me lojtarin dhe klubin… shumë gjëra që unë nuk i kontrolloj”, tha ai.
Potter on Mount: "I have nothing but positive things to say about Mason. He has been brilliant, supportive, but it’s between him and the club about how they can sort out the situation". ? #CFC
"It’s about the player the club… lots of things that I’m not in control of". pic.twitter.com/k8KB7H6HP2
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2023


