Sporti

Potter në rrezik për shkarkim, i drejtohet fansave të Chelseat

02/24/2023 16:44
nga:E K

Chelsea vazhdon të jetë në formë jo të mirë pavarësisht shpenzimeve të merkatos dimërore.

Skuadra londineze ishte më tejet aktive sa i përket transferimeve duke siguruar shërbimet e disa emrave të mëdhenj si: Felix, Mudyrk e Enzo Fernandez, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj Potter nuk ka arritur të sjellë rezultate pozitive në “Stamford Bridge” duke zënë vendin e 10’të në tabelën e Premierligës.

Potter i është drejtuar fansave që vazhdojnë me kritikat dhe presionin e tij duke thënë se ai ka mbështetjen e bordit drejtues të klubit.

“Kam biseduar me drejtuesit, por është gjithmonë e njëjta histori.

Unë kam katër muaj që ndodhem nën presion. Një gjë e tillë vazhdon, presioni është gjithmonë prezent. Drejtuesit janë treguar të mrekullueshëm.

Ata janë të zemëruar me rezultatet, kështu që duhet të bëjmë më mirë se kaq. Unë jam tepër i përfshirë në punën time, por duhet të bindim tifozët duke u rikthyer te fitoret”, deklaroi Potter.

/GazetaBlic Sport/