Trajneri i Chelsea, Graham Potter foli në konferencën për shtyp për të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang, thashethemet e fundit të të cilit e afruan atë me Los Angeles FC.
Ish antari i Arsenal nuk ka arritur të gjej formën e tij te Chelsea që nga kalimi i tij nga Barcelona, duke mos zënë akoma vend si startues në formacionin e Potter, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk ka asnjë lajm. Ai u stërvit dhe ia doli mirë. Ai është një profesionist i shkëlqyer, ai ka mbështetur shokët e tij të skuadrës dhe për sa kohë që ai është me ne, ai do të bëjë gjithçka që duhet bërë”, tha Potter.
/GazetaBlic Sport/


