Sporti

Potter: Ende nuk ka përfunduar asgjë, nesër do japim maksimumin tonë

10/24/2022 23:47
nga:E K

Chelsea do të përballet nesër me Salzburgun në Champions League.

Blutë e Londrës janë liderë të grupit të tyre megjithatë gara është e ashpër aty ku bëjnë pjesë edhe Milani dhe Dinamo e Zagrebit, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes së nesërme trajneri i Chelseat, Graham Potter deklaroi se puna nuk ka përfunduar ende ndërsa Chelsea do të bëjë më të mirën e mundshme nesër.

“Ende asgjë nuk ka përfunduar, nuk kemi pikët e mjaftueshme. Ne duhet të fitojmë do të bëjmë më të mirën tonë nesër“, tha Potter.

/GazetaBlic Sport/