Graham Potter foli për media para derbit londinez ndaj Arsenalit, ku edhe vlerësoi fillimin e tij te Chelsea.
Trajneri vlerësoi dy mujorin e parë si të mirë, por tha se ka vend për përmirësim, shkruan GazetaBlic Sport.
“Numrat thonë 7 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Dhe shumë ndeshje në një kohë të shkurtër. Jam i kënaqur me përgjigjen që më jep ekipi në fushën e lojës. Sa i përket performancës mund të bëjmë më shumë por kur të kuptosh orarin e ngjeshur dhe të gjitha dëmtimet që kemi patur do të thoja se kemi bërë mirë, padyshim ka vend për përmirësim”, është shprehur Potter.
Ndeshja mes Chelsea dhe Arsenal zhvillohet të dielën nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


