Në fund të ndeshjes kundër Fulham (0-0), Graham Potter, trajneri i Chelsea, në një konferencë për shtyp, iu përgjigj disa pyetjeve, duke përfshirë një vlerësim individual të performancës së Mudryk.
Mudryk nuk pati paraqitje të mirë dhe u zëvendësua vetëm pas 45 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Potter e arsyetoi ukrainasin duke thënë se ishte i ftohur dhe nuk ishte i gatshëm të luante gjithë duelin.
“Jo, Mudrik nuk është i lënduar, thjesht ka një të ftohtë të rëndë gjatë gjithë javës. Menduam se do të ishte gati për maksimumi 60 minuta, por duhej ta tërhiqnim nga loja në pjesën e parë. Ne ende po i japim minuta në mënyrë që ai mund të jetë në formë në mënyrën më të mirë, mendoj se 45 minuta ishte vendimi më i mirë për momentin”, tha Potter.
/GazetaBlic Sport/


