Superliga e Kosovës do të rikthehet këtë fundjavë.
Të shtunën zhvillohen tre ndeshje që nisin nga ora 13:00, kurse Ballkani do të përballet me Malishevën në udhëtim.
Lojtari i Ballkanit, Arbër Potoku, për GazetaBlic Sport ka komentuar për formën e ekipit dhe pritjet e tij për vazhdimin e kampionatit.
“Sigurisht që na pret një gjysëm sezon i vështirë pasi që Superliga ka arritur një nivel dhe të gjitha ekipet kanë bërë përgaditjet e tyre maksimale.Do bëjmë maksimumin si ekip që të prodhojmë lojë të mirë dhe rezultate që në fund t’i gëzohemi sukseseve së bashku“, tha fillimisht ai.
Ai shtoi se përgaditjet parasezonale kanë shkuar mirë dhe Ballkani është i gatshëm për të hyrë fuqishëm në pjesën e mbetur të sezonit.
“Përgaditjet kanë shkuar shumë mirë ku dihet që aty kemi fituar dhe Superkupën e Kosovës. Jemi gati për fillimin e fazës së 3-4 të kampionatit lutem që mos të kemi lëndime dhe të na shkojë mbarë“, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


