Lajme

Pothuajse i gjithë ishulli i rrafshuar pas uraganit Beryl

07/03/2024 12:17
nga:Y I

Gati çdo ndërtesë në Union Island pjesë e Shën Vincentit dhe Grenadineve, është rrafshuar ose dëmtuar rëndë.

“Union Island është në një gjendje të tmerrshme pas uraganit Beryl.

Momentalisht, pothuajse i gjithë ishulli është i pastrehë. Vështirë se ka ndonjë ndërtesë të mbetur në këmbë. Shtëpitë janë rrafshuar, rrugët janë bllokuar, shtyllat e energjisë elektrike janë shembur”, thanë autoritetet vendase.

Një banor vendas që përjetoi edhe urganin Ivan të vitit 2004, thotë se Beryl është i një niveli krejt tjetër. “Nëntëdhjetë për qind e ishullit është fshirë”, thotë ai.

Në një fjalim të fundit, kryeministri i Shën Vincentit dhe Grenadineve, Ralph Gonsalves, deklaroi se uragani Beryl ka lënë pas shkatërrime, dëme të jashtëzakonshëm, dhimbje dhe vuajtje për të gjithë kombin.

Ai gjithashtu premtoi se do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të trajtuar listën e gjatë të problemeve madhore, duke nisur së pari nga strehimi i mijëra njerëzve që kanë mbetur në qiell të hapur.

/Ora News/