Eddie Nketiah do të vazhdojë qëndrimin e tij tek Arsenali.
Këtë e konfirmon edhe Fabrizio Romano, sipas të cilit nuk ka ndryshuar asgjë sa u përket planeve të klubit për ta mbajtur lojtarin edhe më tutje në “Emirates Stadium”.
Sipas tij, marrëveshja do të finalizohet shumë shpejt, pasi kanë mbetur vetëm edhe disa detaje pa u qartësuar.
Nketiah bëri paraqitje të mira me “topçinjtë”, sidomos në fundin e sezonit që lamë pas, duke qenë shpeshherë vendimtar në fitoret e londinezëve.


