Sporti

Pothuajse e kryer: Inter dhe Chelsea afër arritjes së marrëveshjes për Lukakun

06/20/2022 22:08
nga:E K

Sezoni i Romelu Lukakut te Chelsea nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për të mos thënë që ishte një dështim.

Sulmesi belg është duke bërë përpjeke të vazhdueshme për t’u rikthyer te Interi, te ekipi që kaloi periudhën më të mirë të karrierës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Fabrizio Romanos bisedimet po shkojnë mirë, Interi ka ofruar 7 milionë euro plus bonuse, por Chelsea kërkon 10 milionë.

Pala e Lukakut beson se gjërat do përmbyllen shpejt, në negociata është i përfshirë edhe presidenti i klubit anglez,Todd Boehly.

Lukaku pritet të transferohet fillimisht në formë huazimi, kurse paga e tij do reduktohet nga 12 në 8 milionë euro në vit.