Lajme

Poston foto me armë në rrjete sociale, arrestohet

02/06/2025 10:19
nga:G B

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, pasi i njëjti kishte shpërndarë në rrjete sociale një foto me armë në dorë, e cila ishte e të dyshuarit tjetër.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar arma pa municion.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit u liruan dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.