Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë postimin e radhës në Twitter, pas takimit në Washington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri, Albin Kurti.
“Të nderuar që u takuam Sekretarin Blinken, përkrah Kryeministrit, Albin Kurti, për të riafirmuar partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe aleancën e pathyeshme me SHBA-në.
Shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin e SHBA-së për Kosovën e pavarur, sovrane dhe prosperuese, si një vend aspirues për anëtarësim në institucionet euroatlantike”, shkroi Osmani.


