Sporti

Postimi i Mohamed Elneny e fut në telashe Arsenalin me sponzorin e klubit

05/15/2021 13:34
nga:E K

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny ka shprehur mbështetje për Palestinën në një postim në rrjetet e tij sociale e cila ka çuar në një reagim të ashpër me një nga sponsorët e klubit.

Sponsori i Arsenalit, Lavazza Group, po zhvillon bisedime urgjente me klubin pasi mesfushori Mohamed Elneny postoi mbështetjen e tij për Palestinën, shkruan GazetaBlic Sport.

Egjiptiani ka shkruar në Twitter: “Zemra ime, shpirti im, mbështetja ime për ty Palestinë”

Lavazza Group pas këtij postimi të Elnenyt ka thënë se postime të tilla janë kundër vlerave të kompanisë së tyre, dhe këtë shqetësim do ta shprehin menjëherë te skuadra e Arsenal.

“Ne menjëherë do të kontaktojmë Arsenalin për të shprehur shqetësimin tonë në lidhje me postimin e lojtarit të klubit që ne jemi sponzor”.

“Përmbajtja e këtij postimi nuk është në linjë me vlerat e kompanisë sonë. Lavazza Group është plotësisht e përkushtuar kundër racizmit dhe antisemitizmit“, thuhet në reagimin e tyre.

/GazetaBlic Sport/