Portieri dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, shpërtheu në lot dhe shprehu zhgënjimin e tij pasi Azzurrët nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës.
Në një fjalim emocional drejtuar tifozëve, ai bëri thirrje për unitet dhe një fillim të ri.
“Mbrëmë, pas ndeshjes, qava. Qava nga zhgënjimi që nuk arritëm ta çonim Italinë aty ku e meriton të jetë. Qava për shkak të trishtimit të madh që ndiej, së bashku me të gjithë grupin, për të cilin jam krenar që jam kapiten. E di që në këtë moment ju, tifozët e ekipit tonë kombëtar, po ndiheni njësoj”, shkroi Donnarumma.
“Tani për tani, fjalët nuk ndihmojnë shumë, kjo është e vërtetë. Por ka një gjë që e ndiej fort brenda dhe dua ta ndaj me ju: pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet të gjejmë guximin për të kthyer faqen, edhe një herë. Dhe për ta bërë këtë, duhet shumë forcë, pasion dhe bindje”, shkroi Donnarumma.
/GazetaBlic Sport


