Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nuk hyjnë në një qeveri pa postin e kryeministrit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se LDK-ja janë mjaft modeste.
“Tha kryeministrin e dojmë ne! Presidenten e kanë. Kanë mujt me kërku edhe kryetarin e Kuvendit edhe 80% të kabinetit qeveritar”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Pas pesë orëve në takim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i qiti një kerr kushte për të gjitha partitë në Kosovë, thue ti Kosova është ishull i izoluar, i mbrojtur nga dallgët e botës së trazuar!
Tybe boll modestë janë këta të LDK-së.
Tha kryeministrin e dojmë ne! Presidenten e kanë. Kanë mujt me kërku edhe kryetarin e Kuvendit edhe 80% të kabinetit qeveritar!


