Sporti

Posteri gjigant për trajnerin e Romës/ Mediat italiane i bëjnë jehonë: Tirana, super pritje për Mourinhon!

05/25/2022 08:37
nga:L J

“Pritje e ngrohtë për Jose Mourinho dhe Romën”. Kështu shkruan Corriere Dello Sport duke bërë jehonë banerit gjigant që u shpalos në sheshin Nën Tereza në Tiranë.

“Mirësevjen në Romën e vogël”, shkruhej në baner, shoqëruar me imazhin e Jose Mourinho-s mbi Vespa, foto që u bë virale në momentin kur Mournho firmosi për ekipin verdhekuq.

Jo vetëm baneri, por Mourinho dhe i gjithë ekipi i Romës, morën një pritje të ngrohtë në Tiranë, duke vërtetuar edhe një herë se tifozët shqiptarë bëjnë tifo për Romën në këtë finale.