Sporti

Postecoglou: Nuk do të doja të shpenzoja një miliard si Chelsea – kimia e ekipit është më e rëndësishme

11/02/2023 19:59
nga:Lorik J

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou tha përpara ndeshjes së së hënës me Chelsean se ai vlerëson kiminë e skuadrës më shumë se shpenzimet e mëdha kur ndërton skuadrën e tij.

“Gjithmonë kam thënë se kurrë nuk kam menduar se ka të bëjë vetëm me shpenzimin e parave. Është vërtetuar herë pas here se vetëm shpenzimi i parave të pafundme për të sjellë lojtarët më të mirë nuk është zgjidhja”, tha trajneri i Spurs.

“Përgjigja është të marrësh kiminë e duhur në ekip, në skuadër, të kesh 24 lojtarë të përkushtuar për një kauzë. Nuk mendoj se mund ta bësh këtë nëse merr vetëm 24 lojtarët më të mirë në botë. Është një dhimbje koke, të cilën definitivisht nuk e dua”, shtoi Postecoglou.

/GazetaBlic Sport