Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, ishte i zhgënjyer pasi humbi 2-3 si mysafir ndaj Galatasaray-t në ndeshjen e fazës kryesore të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.
“Natyrisht një rezultat zhgënjyes. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, ne thjesht nuk i trajtuam gjërat mirë. Sidomos me topin, thjesht e humbëm atë shumë herë, gjë që ishte e panevojshme. Kjo i lejoi ata të na kalonin në elementë të lojës në të cilën ata janë të mirë, mendoj se pjesa e parë përfundoi duke na kushtuar lojën dhe ishte zhgënjyese për ne”, tha Postecoglou pas ndeshjes në Stamboll, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai veçoi lojtarët e fortë të Galatasaray-t: “Ata kanë disa lojtarë të mirë në pjesën ofanzive dhe ne thjesht i lamë ta merrnin topin shumë shpesh dhe në fund paguam çmimin për këtë”.
“Mendova se gjithmonë përfundimin e kemi të fortë dhe e dija se do ta bënim në pjesën e dytë. Natyrisht që të luajmë me 10 lojtarë nuk ndihmoi, por edhe me 10 lojtarë mendova se ndoshta luajtëm futbollin më të mirë që kemi luajtur gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuam golin tonë të dytë”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/