Lajme

“Poshtërsia brina s’ka”, Dërguti i reagon Gashit: Ju vjen inati pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm

04/06/2023 09:50
nga:G B

Ish deputetja Aida Dërguti ka reaguar ndaj analistit Shkëlzen Gashi, i cili ka thënë se kryeministri Kurti është ‘car’, ndërsa ish krerët e UÇK-së në Hagë janë zog e pula, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se poshtërsia s’ka brina dhe se Gashi e ata që mendojnë si ai, provokojnë me qëllim që dikush t’i godasë dhe më pas të viktimizohen.

Ajo ka thënë se njerëzit e tillë inatin e kanë pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm, fatkeqësisht viktimat janë veç statistika.

Postimi i tij i plotë:

Poshtërsia brina s’ka. Ky dhe bashkëmendimtarët e tij provokojnë me qëllim që dikush me ju ra shpullë e këta me u viktimizu. Prandaj leni le të flasin, le të shfryhen duke sha e ne mundemi me i kqyrë seri se ua dimë dhimtën

A e dini ku e kanë inatin? Ju vjen inati pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm, fatkeqësisht viktimat janë veç statistika. Shansi i herozmit ju ka ikë, na nuk ju kemi faj.