Lajme

“Poshtë diktatura”/ Selmanaj: Nëse nuk e mbrojmë sot Klan Kosovën, fatin e njëjtë do ta kenë nesër të gjitha mediumet

06/15/2023 13:29
nga:G B

Deputeti i LDK-së, ka thënë se nëse sot të gjithë bashkë nuk e mbrojmë fuqishëm televizionin Klan Kosova, fatin e njëjtë do ta kenë nesër të gjitha mediumet tjera, përveç RTK-së që është kapur nga qeveria, raporton Gazeta Blic.

“Poshtë diktatura”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Nëse sot, të gjithë bashkë nuk e mbrojmë fuqishëm Televizionin “Klan Kosova”, nesër fatin e njejtë do ta kenë të gjitha mediumet tjera, përveç RTK-së që tashmë është kapur nga qeveria.

Poshtë Diktatura!