Sporti

Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare

07/06/2026 20:28
nga:Mergim Rreci

Një nga ndeshjet më të mëdha të këtij edicioni të Kupës së Botës zhvillohet sonte, teksa Portugalia dhe Spanja përballen në fazën e 1/8 së finales, në një duel që premton emocione, cilësi dhe rivalitet të jashtëzakonshëm.

Të dyja kombëtaret kanë treguar nivel të lartë gjatë turneut dhe synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut më të madh në futboll.

Portugalia vjen e motivuar pas fitores ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja siguroi kualifikimin duke eliminuar Austrinë me një paraqitje bindëse.

Ja formacionet zyrtare:

Portugalia XI: Costa; Cancelo, Dias, Veiga, Mendes; Vitinha, Joao Neves; Neto, Fernandes, Joao Felix; Ronaldo.

Spanja XI: Unai Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri; Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal.

/GazetaBlic Sport/