Luhet për ta fituar grupin dhe për të kaluar në “Play Off” të Ligës A të Kombeve.
Portugalia e mirëpret sonte Spanjën në Bragë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të grupit të Ligës së Kombeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtarët e Fernando Santos fituan 4-0 ndaj Republikës Çeke në përballjen e tyre më të fundit, ndërsa iberikët humbën vendin e parë me një humbje 2-1 ndaj Zvicrës.
Portugalia mbetet në vendin e parë edhe me një barazim, kurse Spanjës i duhet vetëm fitorja.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar formacionet e mundshme të këtij dueli:
Portugal: Costa; Dalot, Dias, Pereira, Cancelo; Neves, Palhinha, Fernandes; B. Silva, Ronaldo, Leao
Spain: Simon; Carvajal, Garcia, Torres, Alba; Koke, Rodri, Pedri; Sarabia, Morata, Torres
/GazetaBlic Sport


