Këtë të enjte, Fernando Santos, trajneri i Portugalisë ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për takimet e nëntorit.
Portugalia do të përballet me Republikën e Irlandës, në Dublin, më 11 nëntor, dhe më pas do të presë Serbinë më 14, në Estádio da Luz, në dy ndeshjet e fundit të grupit A kualifikues për Kupën e Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.
Cristiano Ronaldo, natyrisht është pjesë e listës, me futbollistin portugez që po shkëlqen me fanellën e Manchester United.
Sigurisht, ylli portugez do të jetë i interesuar për një fitore ndaj Serbisë, duke e ditur që në ndeshjen e parë kombëtares së tij i’u bë një padrejtësi e madhe, me Ronaldon që ishte gati të largohej plotësisht nga fusha e lojës.




