Sporti

Portugalia mposht me goleadë Finlandën

06/04/2024 22:54
nga:Mergim Rreci

Festival golash në miqësoren mes Portugalisë dhe Finlandës në “Estádio José Alvalade”, në Lisbonë. Luzitanët triumfuan me rezultatin 4-2, por duke lëshuar terren në fundin e pjesës së dytë, teksa po udhëhiqnin 3-0.

Pjesë e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të vendësve falë golave të Diasit dhe Diogo Jotas, i dyti me peallti.

Në minutën e 55-të, Bruno Fernandes thelloi në 3-0 epërsinë, për të ardhur më pas te shpërthimi i momentin i sulmuesit të Finlandës, Pukki, pjesë e Minessota United, në MLS.

I sapofutur në fushë, 34 vjeçari realizoi dy herë në minutat 73’ dhe 77’, por kundërpërgjigjja e Portugalisë ishte e menjëhershme me autorin e golit të tretë, Bruno Fernandes, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.