Kombëtarja e Portugalisë ka fituar sonte ndaj Uruguait.
Me këtë fitore, Portugalia ka siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja portugeze e fitoi këtë ballafaqimin me rezultatin 2-0, me dy golat e shënuar nga Bruno Fernandes në pjesën e dytë.
Fernandes fillimisht shënoi në minutën e 54’të të ballafaqimit, teksa në minutat shtesë e vulosi takimin me golin nga penalltia.
Portugalia tani bëhet kombëtarja e tretë që kalon tutje pas Francës dhe Brazilit, teksa Uruguai duhet të “djersitet” shumë për të kaluar tutje.
/GazetaBlic Sport