Portugalia ka siguruar fitoren e dytë nga po aq ndeshje në ‘Euro 2024’.
Luzitanët triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Turqisë, duke siguruar kalimin në raundin eliminues, shkruan GazetaBlic Sport.
Bernardo Silva i zhbllokoi shifrat me golin e parë të realizuar në ndeshje, kurse një autogol i Akaydin i dyfishoi shifrat.
Bruno Fernandes realizoi golin e tretë pas asistimit nga Cristiano Ronaldo, duke i vulosur shifrat përfundimtare.
/GazetaBlic Sport/