Portugalia e ka nisur mbarë misionin kualifikues në Kupën e Botës.
Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez triumfoi me rezultat 0 me 5 ndaj Armenisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, Joao Felix poashtu dy, kurse një tjetër e realizoi Cancelo.
Fitore siguroi edhe kombëtarja e Anglisë, e cila e mposhti Andorrën, duke triumfuar me rezultat 2 me 0.
Një autogol i Garcia dhe një gol i Rice, i dhanë fitoren ‘Tre Luanëve’ në këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


