Sporti

Portugalia do ta ketë sfidën e parë ndaj Turqisë në play-off të Kupës së Botës, Ronaldo nuk ka shënuar asnjëherë ndaj kësaj kombëtarje

11/26/2021 18:03
nga:Mergim Rreci

Është hedhur shorti për kombëtaret evropiane që synojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Në këtë grup bëjnë pjesë kombëtaret që kanë përfunduar në vendin e dytë, në kualifikuesem, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia dhe Portugalia janë rreshtuar në një grup, atje ku njëra nga këto dy kombëtare nuk do të jetë pjesë e këtij kompeticioni të madh.

Megjithatë, për të arritur tek kjo përballje të dy skuadrat do të kenë edhe nga një sfidë tjetër para vetës.

Italia do të përballet kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale, kurse Portugalia do të përballet me Turqinë.

Turqia është një nga 20 vendet evropiane të cilave Cristiano Ronaldo nuk i’u ka shënuar.