Sporti

Portugali perfekte, triumfon 9-0 dhe “blindon” kreun

09/11/2023 23:23
nga:E K

FPortugalia shkatërron 9-0 Luksemburgun, duke u konfirmuar në formë të shkëlqyer. Cristiano Ronaldo mungoi për shkak pezullimi, ndërkohë që djemtë e Roberto Martinez regjistruan fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje.

Duke kryesuar bindshëm grupin J të eliminatoreve të Euro 2024. 4-0 përfundoi për vendasit pjesa e parë. Me Gonçalo Inacio dhe Gonçalo Ramos që realizuan nga dy herë.

Skuadra luzitane nuk u ndal. Dhe në fraksionin e dytë të takimit, Portugalia gjeti edhe pesë herë të tjera rrugën e rrjetës.

Diogo Jota shënoi dy herë, teksa pati festë edhe për Ricardo Horta, Bruno Fernandes dhe Joao Felix.

Në ndeshjet e tjera të fazës eliminatore të Europianit Gjermani 2024, Sllovakia triumfoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, Uellsi fitoi 0-2 në Letoni, ndërkohë që Islanda mposhti 1-0 Bosnjen.