Sporti

‘Portieri më i mirë i vitit’: Në garë – Courtois, Bounou dhe Martinez

02/10/2023 18:13
nga:E K

Është publikuar lista me tre portierët më të mirë.

Më 27 shkurt në Paris do mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit të lojtarit më të mirë në vit, portierit, trajneri, golit më të mirë në kategorinë e femrave dhe meshkujve.

Janë bërë publike tre portierët që garojnë për trofeun e parë.

Bëhet fjalë për portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois, i cili ishte vendimtar në suksesin e klubi të tij në garat evropiane dhe në Spanjë.

Pas tij është edhe Yassine Bounou, marokeni udhëhoqi kombëtaren e tij deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Kurse, listën e kompleton portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ai së bashku me bashkëlojtarët e tij ishin kyç në suksesin e kombëtares në Kupën e Botës, Katar 2022.

Mbetet të shihet se kush do të fitojë këtë trofe prestigjioz.