Sporti

Portieri i Waalwijk mbeti pa ndjena në fushë, kjo është gjendja shëndetësore e portierit Vaeseen

10/01/2023 12:14
nga:E K

“Gardiani” i skuadrës holandeze, RKC Waalwijk, Etienne Vaessen, në ndeshjen e mbrëmshëm ndaj Ajaxit, është goditur në kokë nga futbollisti Brian Brobbey, dhe ra pa ndjenja në tokë.
Ndeshja u anulua dhe 28-vjeçari u largua nga fusha me barelë.

Klubi i Waalëijk ka njoftuar të gjithë tifozët se Vaessen pas ekzaminimit të gjerë mjekësor, ai është në vetëdije dhe është transportuar në spital për ekzaminime të mëtejshme.

”Të nderuar anëtarë të RKC-së, Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga incidenti në fushë me portierin tonë Etienne Vaessen. Bëjmë të ditur se pas ekzaminimit të gjerë mjekësor, ai është në vetëdije dhe është transportuar në spital për ekzaminime të mëtejshme. I urojmë Etienne shumë forcë dhe forcë dhe shpresojmë ta kemi përsëri me ne së shpejti.”, thuhet në njoftim.