Sporti

Portieri i Vitteses bëri një dalje në stilin e Neuer, por e pëson keq dhe ndëshkohet me karton të kuq

11/05/2021 09:47
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte e ka nisur me fitore, aventurën te Tottenham duke shënuar fitore të vështirë ndaj Vitesse me rezultat 3 – 2.

Spurs e nisën shumë më mirë duke kaluar në epërsi përmes Son (15′), ndërsa Lucas dyfishoi epërsinë (22′).

Pas vetëm gjashtë minutave, falë goditjes së Kane, Rasmussen ndryshoi devijimin që pastaj përfundoi në portë (28′).

I njëjti, katër minuta më vonë, përmirësoi gabimin duke ngushtuar epërsinë (32′).

Vitesse nuk u dorëzua dhe shtatë minuta më vonë arriti të shënoi sërish përmes Beros (39′).

Pjesa e dytë ishte më agresive, ku u morën plotë tre kartonë të kuq. Fillimisht Romero i Tottenham (9′), pastaj Doekhi (81′) dhe Schubert (85′).

Në minutën e 85-të, Tottenhemi u nis në kundërsulm të shpejtë, por Schubert tentoi të bënte një dalje ‘’alla Neuer’’, por gjithçka shkoi keq pasi portieri mik ndaloi aksionin duke prekur topin me dorë në mesfushë.

Për gjyqtarin ishte karton i kuq, duke e lënë skuadrën me 9 lojtarë, pasi më herët Doekhi ishte ndëshkuar me karton të kuq vetëm 4 minuta më parë.