Valencia është përballur mbrëmë në transfertë ndaj Cartagenas për Copa del Rey.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Soler në minutën e 35. Megjithatë ndeshja nuk shkoi aq lehtë sa pritej për ekipin e La Liga-s që nuk arriti dot të thellonte rezultatin dhe të sigurohej për fitoren. Në minutën e 74 do të akordohej penalltia për Cartagena, që kishte mundësinë e artë të barazimit.
Dentro de los nuevos tiempos, Jaume Domenech, portero del Valencia, nos ha ofrecido un capítulo histórico: intentó parar este penalti ¡de rodillas! Y casi lo consigue, jajapic.twitter.com/v6JNFvBWze
— Manu Heredia (@ManuHeredia21) January 5, 2022
Portieri i Valencias, Domenech, zgjodhi që të tallej dhe me guximin e çmendur luajti me rivalin. Domenech u gjunjëzua dhe po qëndronte në atë mënyrë deri në momentin që përfundoi vrulli i lojtarit kundërshtar. Sigurisht që përfundimi nuk do të ishte ndryshe, me topin që përfundoi në rrjetë dhe portieri që nuk kishte asnjë shans për ta evituar. Ndërkohë për fatin e Domenech, Valencia arriti që të shënonte në minutat shtesë duke i shpëtuar turpërimit.


