Sporti

Portieri i tretë i Rumanisë do startojë nesër ndaj Kosovës, dy të parët janë të lënduar!

06/15/2023 21:54
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër ndaj Rumanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Në këtë ndeshje, Rumani ka probleme të mëdha, sidomos në pozitën e portës, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri i parë, Ionut Radu dhe portieri i dytë, Nita nuk do të luajnë nesër për shkak të dëmtimeve.

Në portë nesër pritet të startojë portieri i FCSB, Tranovanu, i cili ka veç një paraqitje me Rumaninë dhe atë në ndeshje miqësore.

Ky pritet të jetë debutimi i tij me Rumaninë në ndeshje zyrtare.

Poashtu dy portierët tjerë të grumbulluar, nuk kanë luajtur asnjëherë me kombëtaren në ndeshje zyrtare, bëhet fjalë për Maldovan dhe Aioani.

/GazetaBlic Sport