Florin Nita, portieri i kombëtares rumune, ka dërguar një mesazh për tifozët para ndeshjes me Kosovën.
Ai e ka luajtur ekspertin, duke iu kërkuar tifozëve që të mos shkaktojnë incidente, pasi këtë po e pret Kosova, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të gjithë duam të kemi dy ndeshje të mira. Duam të kemi një ndeshje të parë të mirë, atë me Kosovën që të sigurojmë vendin e parë dhe ta mbyllim grupin ashtu siç e nisëm, me fitore, por duam t’i fitojmë të dyja ndeshjet, ky është objektivi ynë, por ne e marrim ndeshjen e parë të parën”, tha fillimisht ai.
“Dëshiroj shumë që tifozët të jenë të ekuilibruar si ne, të tregojnë karakter dhe të mos vendosin lloj-lloj pankarta apo të bërtasin kundër tyre, sepse këtë po e presin. Duhet të jemi shumë më të zgjuar dhe ta fitojmë lojën në fushë, jo në tribuna”, ka thënë Florin Nita, përcjell fRF.tv.
Kujtojmë se ndeshja luhet të premten nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.
/GazetaBlic Sport