Sporti

Portieri i ri i Barcelonës, Joan Garcia filloi stërvitjen pesë ditë më herët

07/08/2025 11:12
nga:Mergim Rreci

Portieri i ri i Barcelonës, Joan Garcia, ka filluar stërvitjen pesë ditë para fillimit zyrtar të stërvitjes së katalanasve. Portieri u shfaq në bazën stërvitore Joan Gamper këtë mëngjes.

Portieri, i cili është një përforcim i ri te Barça, u rikthye në stërvitje pesë ditë para takimit zyrtar të Hansi Flick me lojtarët e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai u shfaq shumë i emocionuar dhe tashmë i përqendruar në fillimin e aventurës së tij si lojtar i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/