Ivan Provedel u bë vetëm portieri i tretë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon gol në kompeticionin më të madh evropian.
Portieri i Lazios realizoi sonte gol ndaj Atletico Madrid në sekondat e fundit të takimit, për t’ia siguruar një pikë ekipit italian, përcjell GazetaBlic Sport.
Para Provedel, portierët e vetëm që shënuan në Champions League ishin Vincent Enyeama në shtator 2010 dhe Sinan Bolat në dhjetor 2009.
Sidoqoftë, nuk është asgjë e re për Provedel, sepse ai kishte gjetur rrjetën edhe në Serinë B kur siguroi një barazim 2-2 midis Ascoli dhe Juve Stabia në shkurt 2020.
/GazetaBlic Sport
WOW | Portieri i Lazios shënon gol në sekondat e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit


